U ishte caktuar masa “arrest në burg”, vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim

[ad_1]

Shërbimet e Komisariatit Nr.5 në Tiranë kanë vënë në pranga 2 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet L.K., 31 vjeç, banues në Kamëz dhe A.M. 28 vjeç, banues në Durrës. Ndaj të dy shtetasve ishte dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Kukës, masa e sigurisë “arrest në burg”.

L.K. akuzohet për veprën penale “vjedhja”, ndërsa A.M. për veprën penale “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Kapja e tyre ka ardhë si rezultat i megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapen dhe vihen në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, dy shtetas të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

– L. K., 31 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”;

– A. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

[ad_2]

Source link