Vlorë/ Kapet 17-vjeçari me doza kanabisi gati për shitje

[ad_1]

Një 17-vjeçar në qytetin e Vlorës është kapur me doza kanabisi gati për t’u shitur në lagjen “Hajro Çakërri”.

Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit fizik të adoleshentit S.B dhe kontrollit në banesën e tij u gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në 140 doza, gati për shitje, një sasi lende narkotike kanabis të bluar, 1 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 17-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës informoi sot policia e qytetit.

[ad_2]

Source link